QVE Prosecco

QVE Vini qëndron për produkte me cilësi të lartë, shije të shkëlqyer dhe pamje fisnike. QVE Vini e mishëron stilin e jetës dhe gëzimin, me përsosmëri të vërtetë.

Arti i bërjes dhe përpunimit të verës në punishtet tona të verës daton që në fillim të viteve 1960-ta.

Verat tona me shkumë dhe të gazuara bëhen ekskluzivisht me "Charmat Méthode". Punishtja e verës është në zemër të zonës rezidente në rritje Conegliano-Valdobbiadene DOCG (Emërtim i Kontrolluar dhe Garantuar i Origjinës) dhe verat prodhohen së bashku me Prosecco DOC Treviso dhe Superiore DOCG.

Lpb products

QVE Prosecco DOC Treviso - Frizzante

Një verë e cilësisë së lartë e gazuar, me aromë magjepse të frutave dhe elegante. Gjallëria e gazuar dhe aroma e shijshme e erëzave, e bën atë një aperitiv shumë të mirë. E fiton shkëlqimin e saj të plotë kur çiftëzohet me antipastë me pak yndyrë ose si verë e tryezës me ushqim tipik mesdhetar, si dhe me pica.

Lpb products 2

QVE Prosecco DOC Treviso - Spumante Extra Dry

Verë e gazuar e cilësisë së lartë me shije karakteristike frutash të mollave të pjekura në diell, pjeshkave të bardha dhe lulës së akacies. Elegante dhe e rafinuar, me një ngjyrë të bukur kashte. Përcjellëse e gjithanshëm e antipastave të forta, peshkut dhe guacave të detit.

Mund të gjeni Spumante në shishe të 1,5l dhe 3,0l.

Lpb products 3

QVE Vino Spumante - Spumante

Verë e gazuar e thatë, me shije të butë dhe elegante. Një përcjellëse tërësisht e kënaqshme e peshkut, e shkëlqyer si aperitiv. Gjithashtu është ideale edhe si bazë solide për kokteje.


Lpb products 5

QVE Vino Spumante - Rosato


Not publishedNot visible

Verë e shkëlqyer e gazuar nga rrushi më i mirë i vreshtave të lashta Raboso. Shtypja e butë e rrushit, fermentimi i kujdesshëm dhe procesi i gazimit me shtimin e tharmeve të përzgjedhura, i japin verës ngjyrën e saj karakteristike të pembe dhe bollëkun e aromave të mrekullueshme të qershiave  Marasca dhe manaferrave.

E harmonizuar dhe plotësuar me shije delikate të dredhzave. Një Spumante me të vërtetë e butë me hijeshi të madhe dhe  perlage të vazhdueshme. Idealisht e përshtatshme si aperitiv dhe përcjellëse e këndshme për antipasti pikante si salciçe italiane apo peshk.